Shpend Maxhuni raporton para Komisionit të AKI-së javën tjetër

Shpend Maxhuni raporton para Komisionit të AKI-së javën tjetër

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka diskutuar lidhur me vizitën e Komisionit në Drejtoritë Rajonale të AKI-së.

Nënkryetarja e parë e këtij Komisioni, Ganimete Musliu ka thënë se në planprogramin dhe agjendën e Komisionit janë edhe vizitat nëpër regjione, njofton Klan Kosova.

“Kemi bërë vizita në Pejë dhe Ferizaj. Këto vizita janë vetëm në kuadër të punës dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Jemi të kënaqur me punën e drejtorive në Pejë dhe Ferizaj”.

Musliu ka treguar edhe se pse deri tani nuk ka raportuar Drejtori i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni para këtij Komisioni.

“Ne sot e kemi marrë një vendim që ta thërrasim drejtorin e ri të AKI-së. Në javën e ardhshme e kemi të ftuar drejtorin. E kemi parë të arsyeshme që fillimisht të sistemohet në vendin e punës, duke pasë parasysh se edhe raportimin e drejtorit e kemi pasë në agjendën e muajit qershor”.

Ajo ka thënë se vizitat e ardhshme të këtij Komisioni do të jenë në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Prizren dhe Mitrovicë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje