Shprehitë e gabuara që nuk duhet t’i bëni pas buke

Shprehitë e gabuara që nuk duhet t’i bëni pas buke

Dihet se ushqimi i shëndetshëm është çelës për një jetë të shëndetshme, por vetëm kur shoqërohet me shprehi të duhura, ndërsa njerëzit janë gjithnjë e më të prirë ndaj shprehive të pashëndetshme, të cilat e dëmtojnë shëndetin e tyre, edhe pse konsumojnë ushqime të shëndetshme.

Prandaj, ekspertët kanë radhitur disa shprehi të gabuara, të cilat i bëjmë menjëherë pas ushqimit dhe të cilat mund të shkaktojnë probleme me tretje dhe shëndetin e përgjithshëm.

Konsumimi i frutave

Nëse frutat janë pjesë e shujtës, atëherë karbohidratet, fibrat, vitaminat dhe enzimat e tyre do t’ju bëjnë mirë, por në qoftë se doni t’i hani në lukth “të mbushur”, situata nuk do të jetë aq pozitive, transmeton Koha.net. Frutat janë gjithmonë të mirëpritura në meny, por atëherë kur jeni të uritur dhe jo të ngopur, sepse organizmi atëherë shumë më vështirë do t’i tretë frutat dhe sheqernat e tyre.

Pirja e çajit

Çaji, ose taninet e tij, e pengojnë absorbimin e hekurit në organizëm dhe kështu e parandalojnë dobinë maksimale të tij dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të këtij minerali të rëndësishëm. Pavarësisht nga ushqyerja e shëndetshme, kjo shprehi e keqe mund t’ju kushtojë me anemi të lehtë simptomat e së cilës janë lodhja, plogështia, marramendjet, qarkullimi i dobët i gjakut.

Pirja e lëngjeve, sidomos atyre të gazuara

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se flluskat do t’ua lehtësojnë lukthin pas ushqimit të ngarkuar, fakti është se lëngjet e gazuara do t’ua hollojnë lëngjet e lukthit dhe si rezultat do t’ua ngadalësojnë tretjen. Ekspertët në fakt thonë se pas ngrënies më së miri është të prisni me konsumimin e çfarëdo lëngu.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit nuk mund të klasifikohet si një shprehi e shëndetshme, sidomos kur duhanxhinjtë e ndezin menjëherë pas ngrënies. Kjo ndjenjë e relaksimit në fakt i bën shumë dëm të gjithë organizmit, veçanërisht tretjes, sepse cigarja e merr një sasi të rëndësishme të oksigjenit për të cilën trupi ka nevojë për ta tretur ushqimin si duhet, dhe trupi në këtë rast absorbon shumë më shumë materie kancerogjene nga tymi i duhanit.

Bërja e dushit

Nëse jeni në nxitim dhe pas një vakti e planifikoni një dush të shpejtë përpara se të dilni, mendoni dy herë. Derisa bëjmë dush me ujë të ngrohtë temperatura e trupit do të rritet dhe organizmi ynë do të marrë sinjale që të dërgojë pak më shumë gjak në lëkurë, dhe jo në lukth i cili ka nevojë për furnizim cilësor të gjakut për tretje më të mirë.

Gjumi

Nëse ende nuk e dini se pse nuk është mirë ta qetësoni organizmin tuaj pas ushqimit, mos harroni se ushqimet e caktuara kanë nevojë për pak më shumë aktivitete dhe kohë për t’u tretur apo shpërbërë, ndërsa me gjumë vetëm se do ta ngadalësoni këtë proces. Dhe është shumë e mundur që do të zgjoheni me thartirë në lukth.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje