Shqipëri – Kosovë, formacionet zyrtare të ndeshjes vëllazërore

Shqipëri – Kosovë, formacionet zyrtare të ndeshjes vëllazërore

Shqipëria dhe Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e paraparë miqësore mes vete.

Kombëtarja Kuqezi dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të luajnë mes vete në një miqësore luksi apo një ndeshje vëllazërore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin Letzigrund të Zurichit me fillim nga ora 20:00.

Sikurse Christian Panucci ashtu edhe Bernard Challandes kanë vendosur të startojnë me shumicën e futbollistëve të formacionit bazë.

Në formacion ka edhe futbollistë që kanë luajtur më pak dhe do të jenë në prova për t’i parë trajnerët nga afër lojën e tyre.

Në ndeshje mendohet të jenë mbi 20 mijë tifozë shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë blerë bileta.

ShqipëriBerisha; Hysaj, Gjimshiti, Vesli, Lika; Ramadani, Qaka, Ndoj; Roshi, Cikalleshi, Guri.

KosovëUjkani; Vojvoda, Rrahmani, Ismajli, Aliti; Shala, Halimi; Rashica, Avdijaj, Zeneli; Muriqi. 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje