“Shqipëria po degradon përditë!”. Basha nxin Shqipërinë në gazetën shtetërore ruse

“Shqipëria po degradon përditë!”. Basha nxin Shqipërinë në gazetën shtetërore ruse

Lulzim Basha nuk ndalet më në misionin e tij të nxirrjes së Shqipërisë në mediat ndërkombëtare.

Pas një numri artikujsh të sponsorizuar nga lideri i PD dhe lobistët e tij në mediat perëndimore, tashmë lajmet negative për Shqipërinë kanë filluar të shfaqen edhe në shtypin rus.

 

Në fakt, Basha ka lëshuar një deklaratë edhe për “Rossijskaja Gazeta”, një gazetë e përditshme e kontrolluar nga shteti dhe rrjedhimisht, e njohur si një zë besnik i Moskës zyrtare.

Artikulli mban titullin: “Në BE regjistrohet rekordi i drogës së ardhur nga Shqipëria”. Për ata që mund të lexojnë gjuhën ruse – В ЕС зафиксировали увеличение албанского наркотрафика

Ndërsa në brendësi, lideri i opozitës denoncon: “Gjatë dy viteve të fundit, ekonomia ka degraduar në mënyrë të frikshme. Fluksi i investimeve ka rënë dhe varfëria është në rritje të pandërprerë. Askush nuk po e lufton korrupsionin. E vetmja gjë me të cilat merret qeveria janë trafiku i drogës dhe i qënieve njerëzore”.

Siç mund të shikohet nga prononcimi i rrethuar me të kuq, ky është prezantimi që i bën Basha vendit të tij në një prej gazetave më të mëdha të Federatës Ruse.

Megjithatë, përtej kësaj nxirrje të përsëritur, bie në sy fakti që Basha është deri më sot, i vetmi lider shqiptar që pranon të prononcohet për shtypin rus.

Duke konsideruar akuzat për lidhje të fshehta midis Bashës dhe Kremlinit, lideri i PD duhet të shpjegojë nëse një prononcim i tillë është vetëm një rastësi?

 

Shënim: “Rossijskaja Gazeta”, gazetë shtetërore e themeluar në vitin 1990, me tirazh 180 mijë kopie të shtypura në ditë dhe me mbi një milionë klikime unike në ditë në portalin e saj rg.ru.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje