Shtëpi në formë veze që prodhon rrymë dhe mund të transportohet lehtë...

Shtëpi në formë veze që prodhon rrymë dhe mund të transportohet lehtë me helikopter (Foto)

Kjo është një shtëpi e vogël në formë veze që gjeneron rrymë, dhe madje është shumë e lehtë sa që mund të transportohet pa kurrfarë problemi me helikopter.

Shtëpia e njohur me emrin “Ekokapsula”, ka 8.5 metra katrorë dhe është vepër e dizajnerëve sllovak, dhe mund të ketë kushdo që i ka 72 mijë funte.

Projektuesit e këtyre shtëpive thonë se ajo mund të akomodoj dy persona, pasi që brenda saj ka kuzhinë, tualet me ujë të nxehtë dhe dhomë gjumi.

Korniza e saj është e ndërtuar nga alumini dhe fibër karboni dhe posedon panele solare që gjenerojnë nga 750 deri në 880 vat.

Ndërkaq sa i përket furnizimit më ujë, shiu që bie në kulmin e saj filtrohet dhe bëhet i pijshëm.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje