Si ta kuptosh që je shtatzënë edhe kur testi del negativ

Si ta kuptosh që je shtatzënë edhe kur testi del negativ

Të gjitha e dimë që dilema e madhe e shtatzënisë nuk mbyllet thjesht me një test që ka rezultuar negativ.

Ndodh që testet e shtatzënisë të mos japin gjithmonë përgjigjen reale, prandaj është shumë e rëndësishme të dini se ekzistojnë shenja të tjera që s’duhet t’ju shpëtojnë për të kuptuar se po, jeni në pritje të ëmbël.

Shenjat e mëposhtëme zakonisht ndodhin në tremujorin e parë të shtatzënisë.

1. Periodat nuk vijnë

Ndonëse është një nga shenjat thelbësore që e dimë të gjitha nuk mund të rrimë pa e përmendur. Edhe nëse testi rezulton jo pozitiv, vonesa e ciklit është një shenjë që tregon se mund të jesh në hapat e parë të shtatzënisë.

2. Dhimbje muskujsh

Gjatë 3 mujorit të parë, gratë zakonisht kanë dhimbje muskujsh tek këmbët. Kjo sepse trupi juaj po pëson një ndryshim dhe muskujt bëhen më të dobët.

3. Gjinj të ndjeshëm

Një tjetër simptomë që gratë vënë re është se ndjeshmëria e gjoksit rritet. Gjinjtë rriten, thithkan errësohen dhe herë pas herë dhëmbin.

4. Lodhje

Nëse jeni shtatzënë, hormonet kanë nisur të bëjnë punën e tyre dhe ju ndiheni të lodhura. Sidomos gjatë 3 mujorit të parë.

5. Të përziera

Ndjesia e sikletit në stomak gjatë mëngjeseve të muajve të parë është një shenjë që sigurisht nuk duhet t’ju shpëtojë.

6. Neps

Është botërisht e ditur që grave u ndryshojnë preferencat gjatë shtatzënisë. Mos u habisni nëse papritur nuk doni ta shihni më me sy ushqimin tuaj të preferuar apo të keni neps për diçka që më parë nuk e konsumonit fare. Mos u shqetësoni. Jeni thjesht shtatzënë!

7. Luhatje humori

Siç e thamë në fillim, trupi i një gruaje në hapat e parë të shtatzënisë ndryshon shumë. Kjo ndikon padyshim edhe në luhatjet e humorit.

8. Ju duhet gjithnjë një tualet me vete

Gratë në fillim të shtatzënisë mund të urinojnë më shumë se çdo njeri tjetër.

Burimi: The Independent

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje