Si të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshme

Si të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshme

Për të shtuar peshë shëndetshëm, duhet ta rritni numrin e kalorive që i konsumoni duke i shtuar në pjatën tuaj ushqimet e pasura me vlera ushqyese dhe me kalori. Duhet ta furnizoni trupin me të gjitha vlerat esenciale ushqyese që i nevojiten për rritje dhe mirëmbajtje të muskujve.

Shtimi i shëndetshëm i peshës duhet të bëhet duke e rritur masën muskulore përmes një proporcioni të shëndetshëm të yndyrës së trupit. Për ta bërë këtë duhet që gjatë ditës të konsumoni ushqime me sasi të larta të proteinave, me yndyra të shëndetshme dhe me karbohidrate.

Qëndroni sa më larg ushqimeve të përpunuara të cilat përmbajnë ‘kalori boshe’ dhe që përmbajnë sasi të larta të vajrave të hidrogjenizuara dhe sheqerit.

Proteina është esenciale për rritje dhe mirëmbajtje të muskujve, ndërsa ushqimet e shëndetshme që përmbajnë proteinë janë: mishi i pulës, peshku, mishi i kuq, produktet e bulmetit, arrat dhe farat. Edhe pluhurat me proteina janë të dobishëm për ata që përpiqen ta rrisin peshën, prandaj mund t’ia shtoni pak pluhur proteine smooth-it tuaj.

Sasinë e karbohidrateve të cilat i konsumoni rriteni duke konsumuar tërshërë, oriz, pasta, patate, patate të ëmbla, drithëra, etj., sepse të gjitha e promovojnë rritjen e shëndetshme të peshës, pa i çrregulluar nivelet e sheqerit në gjak.

Sa i përket yndyrës, përdorni vajin e ullirit, konsumoni arra dhe fara, si dhe avokado. Përpiquni të hani sallata me vajra të tillë dhe tahini, gjalpë kikiriku, etj.

Mbani mend të hani shumë pemë e perime sepse ato duhet të jenë pjesë e çdo diete të shëndetshme.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje