Skandal me draftin e Asociacionit, antikushtetues

Skandal me draftin e Asociacionit, antikushtetues

Ekipi menaxhues ia ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës draftstatutin për Asociacionin, i cili bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese. Zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar për “Zërin” pranimin e një drafti të tillë, për të cilin thonë se nuk e pranojnë.

Ekipi menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ia ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një propozim-dokument, që bie në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Për këtë shkak ekzekutivi i vendit nuk po e pranon draftin e Asociacionit, që i është dorëzuar së fundi nga ekipi menaxhues.

Zyrtarë të Qeverisë i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” se ekipi menaxhues ka hartuar një draft antiligjor dhe antikushtetues për Asociacionin, me ç’rast kanë bërë të ditur se nuk do ta pranojnë të njëjtin.

Ekipi menaxhues për hartimin e Asociacionit ka qenë i përbërë vetëm nga pjesëtarë të komunitetit serb në vend, të cilët draftin e Asociacionit e kanë hartuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit e jo sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje