Sllovakia nuk e ndërron qëndrimin për Kosovën

Sllovakia nuk e ndërron qëndrimin për Kosovën

Kryetari i parlamentit sllovak, Andrej Danko ka thënë se vendi i tij mbështet Serbinë në çështjen e  Kosovës dhe se qëndrimi i këtij vendi nuk do të ndryshojë .

Ai gjatë vizitë në Beograd ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nëse dikush së shpejti duhet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE), ju jeni, vëllezër serb. Jeta në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë, por Bashkimi Evropian është e vetmja alternativë”, tha Danko pas një takimi që pati me homologen e tij serbe, Maja Gojkoviq, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje