Sot në Portugali, Geta Beqa merr pjesë në garat “Elitë Pro Diamond...

Sot në Portugali, Geta Beqa merr pjesë në garat “Elitë Pro Diamond Cup Espinho”

Menaxhmenti i Geta Beqës me anë të një komunikate ka njoftuar se sonte kampionia botërore e palestrës merr pjesë në garat e  ‘IFBB Elitë PRO DIAMOND CUP ESPINHO në Portugali.

Beqa, tashmë e dëshmuar në sukseset ndërkombëtare, synon të rrëmbej edhe një çmim sonte në Portugali.

Javë më parë në Madrid të Spanjës, Getta Beqa ka fituar vendin e parë në ‘Elite Pro Diamond Cup Madrid’, duke përfaqësuar Kosovën.

Geta Beqa arrin të dal më e mirë në këtë garë, duke e ngritur serish flamurin kosovar në Madrid, ndërsa ajo tashmë zotëron kartën e Elite Pro, si atlete profesionaliste e kompletuar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje