Stamenkoviq bëhet nënkryetar i Kamenicës

Stamenkoviq bëhet nënkryetar i Kamenicës

Lista Serbe në Kamenicë e ka përshëndetur votimin e Bojan Stamenkoviq për nënkryetar të kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook ata kanë falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe AAK-në për siç thuhet vullnetin e tyre për integrimin e serbëve.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kamenicës me 14 vota PËR, 9 abstenime dhe tri vota kundër zyrtarisht është zgjedhur Bojan Stamenkoviq për nënkryetar të komunës për komunitete”,

Kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje, kurse nënkryetar i parë është Faton Jakupi nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje