Statistika, analizë dhe parashikim: Inter – Juventus

Statistika, analizë dhe parashikim: Inter – Juventus

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah “Giuseppe Meazza”. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e kësaj ndeshje të madhe. Inter do të mirëpres Juventusin në klasiken e futbollit italian.

Vendi: Milano, Meazza
Koha: 28 prill (e shtune), 20:45

Inter

Matias Vecino është ende në dyshim dhe ka të ngjarë të fillojë vetëm në stol kundër Juventusit.

Antonio Candreva është i preferuar për Yann Karamoh që të fillojë në krahun e djathtë.

Roberto Gagliardini është lënë mënjanë edhe për këtë fundjavë, duke mbetur në shtëpi

Juventus

Giorgio Chiellini nuk do të jetë i gatshëm për udhëtimin në Milan, që do të thotë se Daniele Rugani do të fillojë së bashku me Medhi Benatia në zemër të mbrojtjes së Juventusit.

Douglas Costa dhe Paulo Dybala duhet të luftojnë për një vend në ekip, pavarësisht shfaqjeve të dobëta kundër Napolit.

Benedikt Howedes pritet të jetë titullar para Stephan Lichtsteinerin në krahun e djathtë.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Interi nuk ka pësuar gol në një prej katër ndeshjeve të fundit (Serie A).

Juventusi nuk ka pësuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.

Në shtatë takimet e fundit të Juventusit janë realizuar dy e më pak gola (Serie A).

Juventusi është i pamposhtur në 11 prej 12 ndeshjeve të fundit (Serie A).

Inter është i pamposhtur në tetë ndeshjet e tyre të fundit  (Serie A).

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 35 të Serie A dhe formacionet e mundshme

Analizë

Interi është një pikë jashtë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve dhe duhet të vazhdojë të fitojë për të shpresuar që të mbetet në njërën prej katër pozitave të para.

Juventusi ka fituar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e fundit dhe fillon fundjavën me një pikë në krye të ligës.

Kjo nuk është vetëm një ndeshje e vështirë për ekipin që lufton për një vend në garën më prestigjioze evropiane, por për titullin  e kampionit.

Asnjërës prej ekipeve nuk iu konvenon barazimi dhe pritet që në këtë takim të shohim gola.

Parashikim: Inter 1-1 Juventus.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje