Strukturat paralele në veri vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Kosovës

Strukturat paralele në veri vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Kosovës

Strukturat paralele serbe në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Republikës së Kosovës, duke ushtruar funksionimin e tyre në atë pjesë pa asnjë problem.

Kështu po ndodhë edhe me zyrën e Qendrës së Sigurimit Pensional-Invalidor të Republikës së Serbisë (PIO) që ndodhet në veri të Mitrovicës, e cila po shpërndanë këto ditë aplikacione për një kategori të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë pensione edhe nga Serbia.

Burime të KosovaPress-it brenda kësaj zyre, kanë bërë të ditur se krejt kjo po ndodhë në mënyrë që policët serbë nën uniformën e institucioneve të Kosovës t’iu nënshtrohen më lehtë urdhrave nga Serbia sa herë që ka nevojë.

KP ka arritur të siguroj aplikacionet e kësaj zyre, në ballinën e të cilave në alfabetin cirilik shkruan “Fondi republikan për sigurimin pensional dhe invalidor – Filiala për qytetin e Beogradit”.

Pak më poshtë kësaj, shkruan “Kërkesë për përvetësimin e së drejtës në pension të veçantë sipas urdhëresës rreth realizimit të të drejtave të veçanta për ish të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

Të enjten se numri i policëve të Kosovës të nacionalitetit serb të cilët po lajmërohen në këtë zyre për të qenë përfitues të këtyre pensioneve është i madh.

Aplikimi për policët e interesuar ka filluar më datën 10 të këtij muaji dhe do të zgjasë deri më 23 prill, ndërsa shuma e pensionit për një muaj që do të përfitojë një polic kap vlerën prej 36 mijë deri në 40 mijë dinarë, që i bie rreth 300 deri në 350 euro.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje