Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi...

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi i bursave

Mungesa e bursave për studentët dhe buxheti i vogël i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ishin temat e diskutimit që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me një grup studentësh të këtij universiteti, të kryesuar nga Kaltrina Arifaj, kryetare e Parlamentit Studentor në këtë universitet.

Studentët nga Peja shprehën shqetësimet e tyre për mospërfshirjen në marrjen e bursave dhe për buxhetin e vogël operues, për të cilat kanë thanë se po ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve dhe në pengimin e angazhimit të kuadrove profesionale.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka obligim që të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë studentët dhe ligjëruesit, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në fushën e arsimit, duke premtuar që do të angazhohet që kërkesat e tyre të adresohen, meqë studentët e këtij universiteti janë të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi i bursave dhe që po përballen edhe me buxhet të vogël operues.

“Ju keni adresuar me dhjetëra herë problemet tuaja te ne dhe tani është koha që institucionet të angazhohen për ta zgjidhur çështjen e bursave, me të cilën po ballafaqoheni vetëm ju, nga gjithë studentët e vendit”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje