Studentët informohen për programin “Erasmus+”

Studentët informohen për programin “Erasmus+”

Qendra informative dhe kulturore e BE-së ka mbajtur një sesion informues për programin “Erasmus+”.

Sipas njoftimit për media interesimi i studentëve kosovarë për të ditur më shumë rreth mundësive që ofron ky program ishte i jashtëzakonshëm.

“Programi “Erasmus+” (European Region Action Scheme for the Mobility of University Students) është program i bashkimit evropian i formuar në vitin 1987-të dhe mbështetë me fonde edukimin, trajnimin e të rinjve dhe sportin, përmes financimit te projekteve, programeve dhe bursave studimore”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.

“Kosova që nga viti 2014 është vend partner i këtij programi dhe financimi i bursës së parë studimore nga Erasmus+ në vend ka ndodhur ne vitin 2015. Platforma e cila do të dhurojë 135 mijë bursa për vendet partnere, do të jetë i qasshëm për studentet dhe stafin akademik deri në vitin 2020-të”.

Blerinë Zjaqa nga zyra e “Erasmus+” në Kosovë, i informoi pjesëmarrësit rreth të gjitha mundësive që ofron ky program për shkëmbime studimore afatshkurtra “International Credit Mobility” dhe bursa për studime të plota në vendet e bashkimit evropian, përmes programit “Joined Master Degrees” me të gjitha detajet e shpenzimeve që mbulohen nga programi.

“Studimet apo mobilitetet që mbështeten nga kjo platformë janë për të gjitha nivelet e studimeve, ato bachelor, master dhe doktoraturë”.

Zjaqa më tej ka dhënë detaje dhe këshilla rreth procesit të aplikimit të cilat kryesisht kishin të bënin me ligjshmërinë në aplikim, nota mesatare e kandidatëve, eksperiencën, njohuritë e gjuhës, kompletimin e dokumentacionit, dhe rëndësinë e respektimit të afateve për aplikim.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje