Suspendohet kirurgu Enver Fekaj i cili refuzoi ta operojë 19-vjeçarin

Suspendohet kirurgu Enver Fekaj i cili refuzoi ta operojë 19-vjeçarin

Është suspenduar kirurgu Enver Fekaj, i cili nuk pranoi ta operojë 19-vjeçarin Hysen Ibrahimaj në QKUK, ashtu siç e kishte operuar për herë të parë në një spital privat.

Kështu ka konfirmuar për KosovaPress Zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK, ku është bërë e ditur se kirurgu Enver Fekaj është suspenduar derisa të merret një vendim nga Komisioni i Brendshëm.

Ndërsa drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami i cili i doli në mbrojtje Fekajt, vazhdon të mbetet në komisionin disiplinor ashtu siç është marrë vendim dje nga SHSKUK-ja.

“Ju informoj se konform kompetencave ligjore që ka ud. Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, ka reaguar menjëherë me masa ligjore. Ka dërguar në komision disiplinor dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe dr. Rifat Bajrami, drejtor i klinikës së kirurgjisë abdominale. Sot, ka suspenduar larguar përkohësisht nga puna dr. Fekaj sipas legjislacionit në fuqi, deri në një vendim të komisionit disiplinor”, thuhet në përgjigjen e zyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje