Tahiri paralajmëron Ligj për pronat publike

Tahiri paralajmëron Ligj për pronat publike

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar hartimin ne një ligjit të veçantë me të cilin do të menaxhohen pronat publike.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, i ka shkruar se edhe pas dhjetë vitesh shtetësi, ende ka paqartësi se kush është administrues dhe kush menaxhon me pronën publike në Republikën e Kosovës.

Postimi i Tahirit:

“Pas dhjetë vitesh shtetësi, ende ka paqartësi se kush është administrues dhe kush menaxhon me pronën publike në Republikën e Kosovës. Kjo dilemë duhet të marrë fund dhe për këtë arsye jam duke përgatitur projektligjin për Pronën Publike, për të shuar këtë pasiguri juridike e cila pamundëson shfrytëzimin e këtyre pronave për nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të shtetit tonë. Me këtë projektligj, shteti dhe komunat do të kenë procedura të qarta se si të regjistrojnë, të administrojnë dhe të disponojnë me pronën e tyre.

 Ky projektligj, do të rregullojë edhe çështjen e pronës së trashëguar nga ish-RSFJ si pasojë e suksedimit shtetëror, për të cilën duhen korrigjuar përfundimisht shënimet kadastrale. Kjo nismë legjislative, jo vetëm se është një hap i rendësishëm në implementimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore, por mbi të gjitha është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e Republikës sonë”, ka shkruar Tahiri.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje