Tahiri: Projektligji për Qeverinë, pothuajse gati

Tahiri: Projektligji për Qeverinë, pothuajse gati

Kryesuesi i Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri pas takimit të parë të këtij komisioni, ka bërë me dije se ky projektligj është pothuajse gati.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se nëpërmjet këtij projektligji dhe tri projektligjeve tjera do të arrihet një kornizë ligjore që rregullon punën e administratës së shtetit.

“Ky ligj bashkë me tri tjera si: Ligjin që rregullon administratën publike, Ligjin për funksionin publikë dhe Ligjin për pagat janë kornizat e një administrate të rregullt ku me këtë arrihet një kornizë ligjore e cila rregullon punën e administratës së shtetit”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka thënë se këtij koncept-dokumenti duhet t’i paraprijë një analizë para se të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje