Talat Xhaferi: Bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë në BE

Talat Xhaferi: Bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë në BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka marrë pjesë në shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Xhaferi ka thënë se ka zgjedhur të flasë më pak për historinë dhe më shumë për të ardhmen e shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi.

Në këtë kontekst, Xhaferi ka thënë se janë duke punuar për fqinjësi të mirë dhe anëtarësim në Bashkim Evropian (BE).

“Jemi të vetëdijshëm se kah duam të shkojmë, çka të arrijmë dhe si të arrijmë si vende të Ballkanit. Dalëngadalë po lëmë periudhat kritike. Po punojmë në drejtim të fqinjësisë së mirë, për t’u anëtarësuar në BE dhe ky është synim i përbashkët”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka thënë se bashkimi i shqiptarëve do t’i ndodhë në BE.

“Bashkimi do të arrihet në gjirin e Evropës së bashkuar. Gjeneratave të ardhmes nuk duhet t’u lëmë gështenjat e nxehta në trashëgimi. Vetëm të bashkuar jemi më të fuqishëm. Shikimin gjithmonë duhet ta kemi kah e ardhmja”, është shprehur Xhaferi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje