Tare: Juventusi e kontrollon tregun italian, ëndërr ta drejtoj Shqipërinë

Tare: Juventusi e kontrollon tregun italian, ëndërr ta drejtoj Shqipërinë

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, në një intervistë të dhënë sot për La Gazzetta dello Sport, ka folur për fuqinë e Juventusit në kontrollin e talenteve.

Ai po ashtu ka folur edhe për trajnerin Simone Inzaghi dhe Shqipërinë.

“Kam shënuar vetëm një herë ndaj Juventusit: 2-0 fituam me Brescian në vitin  2002, por u dhanë shtatë minuta lojë shtesë, gjë që nuk e kisha parë më herët”.

“Mazzone pyeti, çfarë është kjo? Gjyqtari i katërt ia ktheu: ‘Më vjen turp, por po e bëjë atë që më thanë”.

Tare gjatë një ndeshje

“Fuqia që Juve kishte atë ditë ishte si fuqia që kanë sot në kontrollin e tregut italian dhe politikat e tyre agresive për nënshkrimin e lojtarëve me potencial”.

“Inzaghi te Juve? Dëgjimi i këtyre thashethemeve nuk më shqetëson. Ne po rritemi së bashku, por disa gjërat akoma duhet të ndodhin dhe duhet të kalojnë disa vite të tjera”.

“Kontrasti politik midis presidentëve Lotito dhe Agnelli është i qartë, por me [drejtorin sportiv të Juventusit] Paratici, nuk ka probleme”.

Tare

“Nuk kishte ndonjë gjë Keitan, Milinkovic apo De Vrij, të cilët nuk do të shkojnë në Juventus, edhe nëse emri i tyre ishte i lidhur me ta”.

Tare thotë se një njeri pa ëndrra është i vdekur, ndërsa më pas zbulon ëndrrën e tij.

“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë. Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub”, është shprehur Igli Tare.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje