Tarifa e Rrugës së Kombit, qeveria nis konsultat me banorët pas protestave

Tarifa e Rrugës së Kombit, qeveria nis konsultat me banorët pas protestave

Qeveria e Shqipërisë ka nisur konsultat me banorët e zonave që preken nga tarifa e Rrugës së Kombit, menjëherë pas protestave.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, ka nisur konsultimet me banorët e Tropojës.

Ai u njoh nga afër me pretendimet e banorëve për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe propozimet e tyre për të zbutur efektin mbi komunitetin lokal.

Gjatë vizitës në Tropojë, zëvendësministri Shkreli u prit në një takim edhe nga kryebashkiaku, Besnik Dushaj, me të cilin ka diskutuar për çështjen e infrastrukturës dhe procesin e negociatave mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare referuar mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje