Tarifat e energjisë rriten për 11 ose 18 %

Tarifat e energjisë rriten për 11 ose 18 %

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur për krizën energjetike në Kosovë.

Ai ka paraqitur një raport vlerësues të gjendjes aktuale.

Sipas tij, krizën e ka shkaktuar vendimi i Gjykatës për çështjen e fakturave të veriut dhe mungesa e gjenerimit nga Korporata Energjetike e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Lluka në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë poashtu se Kosova është duke e importuar gjysmën e energjisë që e konsumon dhe se çmimi në tregun rajonal është i lartë.

Në këtë situatë, ministri Lluka ka thënë se janë dy skenarë, skenari i parë do të del me 42 milionë euro minus dhe do të duhet që tarifat e energjisë të rriten për 18 %.

Sipas tij, skenari më optimist është që rritja e tarifave të energjisë të jetë 11 %.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje