Të heqësh dorë nga smartfoni, është thuajse e pamundur

Të heqësh dorë nga smartfoni, është thuajse e pamundur

Të lësh smartfonin sot është bërë po aq e vështirë sa të lësh duhanin. Shumë përpara iPhone-ve, ishte cigarja mikja më e mirë e duarve nervoze.

 

Dhe përpara Facbook-ut, ka qenë duhani ai që premtonte t’i jepte ngjyrë jetës sociale të individit. Tani, gjërat kanë ndryshuar. Sigurisht teknologjia nuk t’i zverdh dhëmbët, nuk do të shkaktonte emfizemë pulmonare apo kancer. Por mjaft njerëz janë të shqetesuar se varësia nga pajiset po e dëmtojnë ndjeshëm shëndetin e tyre mendor.

 

Cal Newport, autor i librit: “Vepër e thelluar: Rregullat për sukses të perqëndruar në një botë hutimi”, zhvilloi një eksperiment dixhital me mijera ndjekës të blogut të tij, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar “Time To Log Off” ka drejtuar një fushate 30 ditore dezintoksikimi dixhital.

Edhe në Silicon Valley, njerëzit kanë nisur t’i fshijnë njoftimet që i tërheqin vëmendjen vazhdimisht, nuk i mbajnë smartfonet në dhomat e tyre të gjumit, ose i bëjnë me pak tërheqëse ngjyrat e ekraneve të tyre duke zgjedhur grinë.

Kompanive të mëdha të teknologjisë do t’u duhet tani të bëjnë llogaritë me këtë brez të ri të “larguarish”. Facebook është i pari që përqafoi publikisht këto përpjekje, duke shpresuar se masa e tij e fundit për të ulur nivelin e memes, markat dhe lajmet nga njoftimet, do ta bëjnë rrjetin social të jetë sa më familjar, e të mbushur me mesazhe nga të afërm dhe miq që t`i inkurajojnë njerëzit të qëndrojnë në këtë platforme. Apple-it po i kërkohet sakaq të krijojë një software i cili t’iu ofrojë prindërve mundësinë që tua kufizojnë fëmijëve të tyre përdorimin e celularit.

Fushatat mbi rrezikun që ky zhvillim i shpejtë i teknologjisë ka në raport me depresionin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor, janë duke u shtrirë gjithmonë e më shumë e ndoshta nuk do të jetë e largët koha kur të mbërrijnë në nivelin e betejës kundër duhanit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje