Të hyrat vjetore të Behgjet Pacollit mbi 5 milionë euro

Të hyrat vjetore të Behgjet Pacollit mbi 5 milionë euro

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i Kosovës, vazhdon të jetë politikani më i pasur në Kosovë.

Në deklarimin e pasurisë, ai ka deklaruar pasurinë e tij shumë milionëshe me shumicën e pasurisë së paluajtshme jashtë vendit.

Ai ka deklaruar në total pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme më shumë se 200 milionë e kapital të kompanive ku është pronar më shumë se 400 milionë euro.

Pacolli miliona euro ka edhe para të gatshme nëpër banka. Në total ai ka rreth 6 milionë euro në banka, dhe 355 mijë dollarë.

Të hyra vjetore ka deklaruar dividentën në vlerë totale prej 5.3 milionë eurosh dhe interesin e depozitave prej 130 mijë eurove.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje