Të martën të rinjtë mund të shpalosin idetë e tyre inovative

Të martën të rinjtë mund të shpalosin idetë e tyre inovative

Nën përkujdesjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të martën do të mbahet ngjarja  “Think Future – Prizren” në Kinemanë “Lumbardhi” në qytetin e  Prizrenit.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka bërë me dije se kjo ngjarje ka për qëllim promovimin e “Programit për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare” dhe “Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”.

“Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ju ftojnë në ngjarjen ‘Think Future – Prizren’. Kjo ngjarje ka për qëllim promovimin e ‘Programit për financimin e organizatave joqeveritare’ dhe ‘Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren’. Do të shpalosen mundësitë e të rinjve për financimin e ideve inovative që kanë për synim mbështetjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës. Gjithashtu do të prezantohen mundësi tjera për fuqizimin ekonomik të të rinjve. Ngjarja mbahet të martën, datë 5 qershor, në ora 12:00, në Kinema Lumbardhi, Prizren”, ka shkruar Beqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje