Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur në Deçan

Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur në Deçan

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin U. L. 1965, dhe ka konfiskuar një armë zjarri M-57 kalibër 7.62 mm, me një karikator me 6 copë fishekë të kalibrit të njëjtë.

Viktima është dërguar në QKMF Deçan, e më pas në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit policorë rajonalë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje