Teatri “Dodona” rihapet brenda pak ditësh

Teatri “Dodona” rihapet brenda pak ditësh

Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës, Besart Vllahinja, ka njoftuar se teatri “Dodona” do të rihapet brenda pak ditëve për vizitorë, transmeton Klan Kosova.

Ai lajmin e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku bashkëngjiti edhe disa foto ku shfaqet renovimi që po i bëhet këtij teatri.

“Këto janë ambientet e Teatrit Dodona, pak ditë para përfundimit të punimeve. Segmente të punimeve të realizuara janë prezantuar në foto: ulëset në sallë, foajeja dhe hapësirat e toaleteve. Gjithë ky proces, do të rezultojë me hapësira shumë miqësore, me standarte teknike dhe të përshtatshme për vizitorët dhe për stafin e “Dodonës””, shkruan Vllahinja.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje