Telekomi i Kosovës në krizë të madhe financiare

Telekomi i Kosovës në krizë të madhe financiare

Anëtarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri-Berisha, ka thënë sot se kjo ndërmarrje publike është duke u përballur me humbje të mëdha financiare.

Në raportimin e saj para kabinetit qeveritar, Shatri-Berisha e cila së fundmi është zgjedhur në bord të Telekomit, ka deklaruar se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, kjo ndërmarrje ka pësuar humbje prej 4 milionë euro.

“Telekomi gjendet në krizë të thellë financiare. Humbja për 3 muajt e parë është mbi 4 milionë euro”, është shprehur ajo.

Sipas saj, gjendjen financiare e rëndojnë numri i madh i punëtorëve, qeraja dhe mirëmbajtja e rrjetit të vjetruar.

“Nëse nuk intervenohet shpejt, Telekomi mund të funksionojë edhe 12 muaj dhe Telekomi më tutje nuk do t’u takojë juve si aksionar por borxhlinjve”, ka thënë Shatri-Berisha.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje