Terr e “tmerr” kjo që po ndodhë në Prishtinë

Terr e “tmerr” kjo që po ndodhë në Prishtinë

Sot pothuajse në të gjithë Kosovën ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërprerja e rrymës ka shkaktuar kaos në kryeqytet edhe për faktin se semaforët nuk kanë punuar gjatë kohës pa energji elektrike në shumicën e lagjeve në Prishtinë.

 

Nëpërmjet një komunikate Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar mungesën e rrymës. Aty thuhet se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar të ndalet nga prodhimi blloku B2 të Termocentralit Kosova B i cili prodhon 250 megavat për orë.

 

Sipas KEK’ut njësia e bllokut B2 pritet të kthehet në punë sonte pas orës 20:00.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje