Tetë mënyra si të humbni peshë pa mbajtur dietë

Tetë mënyra si të humbni peshë pa mbajtur dietë

Shumë njerëz dëshirojnë që të humbin peshë, por problemi kryesor qëndron në mosrespektimin e dietës, e madje edhe ‘urrejtjen’ ndaj të mbajturit dietë.

Megjithatë, sipas një artikulli të publikuar në The Independent, ekzistojnë nëntë mënyra që përkrahen edhe nga shkenca, e që mund t’ju ndihmojnë në humbje të peshës, pa pasur nevojë që të mbani dietë.

Konsumimi i lartë i ujit, gjumi, dhe ushtrimet fizike janë vetëm disa nga propozimet që përfshihen në këtë listës prej nëntë pikash:

Qëndroni të hidratuar. Nëse e urreni të pini ujë, pini ujë të gazuar ose shtojini agrume.

Çfarëdo që pini, është më mirë që të qëndroni larg ëmbëlsuesve artificialë.

Tentoni të flini shtatë ose tetë orë çdo natë.

Nëse gjeni kohë dhe mundësi që të hani mëngjes, atëherë kjo do të ishte mënyrë e mirë që të mos e teproni duke ngrënë më vonë gjatë ditës.

Futeni ndonjë ushqim të lehtë gjatë mesditës në rutinën tuaj.

Planifikoni më herët dhe bëjeni gati ushqimin tuaj para se t’ju kapë uria.

Konsumoni më shumë fruta të thata.

Bëni ushtrime fizike në mëngjes

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje