Thaçi: BE-ja do të jetë e plotë vetëm me integrimin e Kosovës

Thaçi: BE-ja do të jetë e plotë vetëm me integrimin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, ka thënë së Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa integrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Me kryeministrin patëm një takim të shkëlqyer. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Pra, Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, ishte konstatim i dyanshëm se BE-ja do të jetë e plotë vetëm me integrimin e Kosovës dhe Ballkanit”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se Kosova është falënderuese ndaj Bullgarisë e cila zgjerimin e ka bërë një ndër prioritetet e vendit tonë.

“Samiti i Sofjes është mundësi unike mes BE-së dhe Ballkanit. Në këtë takim shpreha edhe gatishmërinë për dialogun me Serbinë. Sigurisht që prekem edhe tema të tjera të rëndësishme si liberalizimi i vizave. Me kryeministrin Borissov diskutuam edhe për investimet evropiane në Kosovë. Në kuadër të segmenteve infrastrukturore të rëndësishme të Kosovës do të jetë edhe segmenti i autostradës Prishtinë-Nish”, është shprehur presidenti Thaçi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje