Thaçi e Haradinaj e quajnë “të frytshëm” takimin përshëndetës me presidentin francez

Thaçi e Haradinaj e quajnë “të frytshëm” takimin përshëndetës me presidentin francez

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përmes postimeve të ndara në Facebook kanë bërë të ditur se kanë pasur një bisedë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Madje, këtë “takim të shkurtër”, kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar edhe si “të frytshëm”.

“Në margjinat e Samitit të Sofjes, një takim i frytshëm me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku bashkë me presidentin Thaçi po e përfaqësojmë Kosovën. Franca në 20 vitet e fundit ka bërë shumë për Kosovën dhe tani, derisa po bëhemi gati për tu bashkuar me familjen europiane, ky raport duhet të thellohet më shumë në të gjitha fushat me synim të vetëm përmbushjen e kushteve dhe standardeve evropiane përgjatë procesit integrues. Kosovës nuk do t’i mungojë në asnjë rrethanë përkushtimi dhe vendosmëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje