Thaçi: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe fqinjësi të mirë

Thaçi: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe fqinjësi të mirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mbesim të përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se janë të bekuar që në realizimin e aspiratave shtetërore kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Me ndihmëssekretarin e Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, sot biseduam për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit. Ne mbesim të përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Së bashku konstatuam se Kosova është konsoliduar si shtet, por ballafaqohet me sfida rajonale e globale dhe përballja me to kërkon qasje gjeostrategjike të të gjithëve. Jemi të bekuar që në realizimin e aspiratave tona kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut tonë të përhershëm”, ka shkruar Thaçi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje