Thaçi: Njohja nga Serbia do të ishte arritje historike për Kosovën

Thaçi: Njohja nga Serbia do të ishte arritje historike për Kosovën

Synim e kemi arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndodhë njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, kështu ka thënë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë mbikëqyrjes së korrje-shirjeve në Prelez të Jerlive në Ferizaj.

Ai tha se askush s’mund ta bojkotojë këtë proces për të ecur përpara.

‘Ajo që është shumë me rëndësi është që bartësit e institucioneve dhe partnerët e koalicionit tanimë kanë qëndrim të përbashkët, kanë qëndrim unik se dialogu duhet të fillojë, duhet të punohet seriozisht për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë’

Askush s’do të mund të udhëheqë vetëm procesion negociator por edhe duhet të kuptohet se askush s’mund të bllokojë këtë proces për të ecur përpara. Synim ne e kemi arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Jam i vendosur të punojë për marrëveshje definitive të paqes dhe pajtimit, dhe të ndodhë njohja e reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, kjo do të jetë një arritje historike për Kosovën’.

‘Që të ndodhë kjo mrekulli, njohja e Kosovës nga Serbia, duhet të kontribuojmë të gjithë, nuk duhet të frikësohemi për të diskutuar. Frikësohem që nëse nuk e arrijmë këtë marrëveshje, do të humbasim edhe vite apo dekada të tjera’.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje