Thaçi: Ratifikimi i demarkacionit do ta qartësojë agjendën tonë

Thaçi: Ratifikimi i demarkacionit do ta qartësojë agjendën tonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se ditëve të fundit ka zhvilluar konsulta intensive me partnerët strategjikë të Kosovës në Uashington, Londër, Berlin dhe Paris, me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë.

Postimi i plotë i tij:

Ditëve të fundit kam zhvilluar konsulta intensive me partnerët tanë strategjikë.

Në Uashington, Londër, Berlin, Paris me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën.

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë.

Përderisa po hyjmë në fazën finale të normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të bekuar me mbështetjen e palëkundshme të aleatëve tanë strategjikë. 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje