Thaçi takon kryeministrin grek, flasin për intensifikimin e raporteve Kosovë-Greqi

Thaçi takon kryeministrin grek, flasin për intensifikimin e raporteve Kosovë-Greqi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin grek, Alexis Tsipras, me të cilin kanë biseduar për forcimin e raporteve Kosovë-Greqi.

Thaçi në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se ka pasur një diskutim të frytshëm me kryeministrin Tspiras rreth mbështetjes së jashtëzakonshme të Republikës Helenike që ofron për tërë Ballkanin Perëndimor.

“Një diskutim i frytshëm me kryeministrin grek, Tsipras, rreth mbështetjes së jashtëzakonshme të republikës Helenike që ofron për tërë Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim gjithashtu të forcojmë lidhjet tona dypalëshe, sepse Kosova është duke u përgatitur të ketë një prani në Athinë për të diversifikuar marrëdhëniet tona ekonomike”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, presidenti i vendit është takuar me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje