Thaçi udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Thaçi udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Thaçi, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje