Thaçi uron myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Thaçi uron myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët kosovarë të fesë islame me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Ai në dedikimin e tij thotë se nga ky muaj le të ketë për të gjithë qytetarët sa më shumë paqe e tolerancë, njofton Klan Kosova.

Të gjithë besimtarët në #Kosovë dhe në botë kanë muajin e bekuar të Ramazanit. Flijimi juaj duhet të njihet si një akt solidariteti dhe dashurie për ata që janë më pak fatlumë. Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja, Zoti bekoftë Kosovën”.

”Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin. HTH”

Veç tjerash Presidenti Thaçi sot do të udhëtojë për në Sofje të Bullgarisë ku do të jetë pjesë e agjendës së paraparë për Samitin e Sofjes që do t’i bëjë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje