Therret me thikë një burrë në Parkun e Gërmisë, arrestohen dy veta

Therret me thikë një burrë në Parkun e Gërmisë, arrestohen dy veta

Pasditen e djeshme një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore në Parkun e Gërmisë.

Pas një mosmarrëveshjeje, dy burra të tjerë e kanë therrë me mjet të fortë – thikë, viktimën i cili është dërguar në QKUK, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

Sipas mjekut kujdestar, gjendja e të lënduarit është e rëndë. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, ku është sekuestruar vetura që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes si dhe mjeti i përdorur.

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në  mbajtje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje