Thyhet vetura e vajzës së Ramiz Lladrovcit

Thyhet vetura e vajzës së Ramiz Lladrovcit

Një veturë e tipit Golf 6 është thyer në mesditen e kësaj të hëne në lagjen ”Dardania” në Prishtinë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,  ndërsa ka theksuar se ekipet e hetuesisë janë duke u marr me rastin.

”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Dardania në Prishtinë është dëmtuar një veturë e tipit golf 6”,ka thënë Ahmeti.

Klan Kosova mëson se vetura xhami i pasëm i së cilës është dëmtuar sot, i takon Kosovare Lladrovcit, vajzës së Kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje