“Tirana lexon”, maratona ku të gjithë bëhen pak shkrimtarë

“Tirana lexon”, maratona ku të gjithë bëhen pak shkrimtarë

“Tirana lexon” është një projekt që zhvillohet prej disa vitesh dhe nis maratonën më 26 tetor.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ organizatorja e projektit dhe pedagogia Jonila Godole është shprehur se ‘Tirana lexon’ është një maratonë leximi që fillon në mëngjes dhe në këtë ditë të gjithë bëhen nga pak shkrimtarë.

Jonila Godole: “Në një ditë të caktuar të gjithë bëhen pak shkrimtarë. Por ulen dhe me shkrimtarët e tyre. Në këto kafene përveç njerëzve të zakonshëm ka politikanë, figura të caktuara të artit, kulturës, të letërsisë që shkojnë të lexojnë. Janë pothuasje të gjithë të barabartë.”

Godole shpjegon se ky është një aktivitet që hap Festivalin Ndërkombëtar të Letërisë, i cili fillon mbrëmjen e 26 tetorit.

Jonila Godole: “Tirana lexon gjithë ditën dhe në darkë kemi një panel me shkrimtarë ndërkombëtarë të ardhur nga vende të ndryshme si Suedia, Franca, Austria, Gjermania si edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe vazhdon deri në datën 28.”

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje