Trajnerët italianë çmendin merkaton, Conte drejt Real, Ancelotti te Chelsea

Trajnerët italianë çmendin merkaton, Conte drejt Real, Ancelotti te Chelsea

Dashuria për carlo Ancelotti nuk është shuar asnjëherë te Chelsea, që janë gati të rikthejnë trajnerin italian në stol, për të zëvendësuar patriotin e tij Antonio Conte. Ndërsa ky i fundit do të udhëtojë drejt Spanjës, për të qenë trajneri i ardhshëm i Real Madrid, ku do të zëvendësonte Zinedine Zidane. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri aktual i Chlesea shihet si zëvendësuesi ideal për Zidane, dy trajnerë që praktikojnë thuajse të njëjtin stil loje dhe është një drejtues që pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.

Vendin e Conte në stolin e “bluve” të Londrës do ta zërë një tjetër trajner italian, Carlo Ancelotti, që aty ka arritur disa suksese, por transferimi te Bayern Mynih nuk ishte me fat, duke u shkarkuar dy muaj më parë. Duket se presidenti Roman Abramovich ka bërë bisedimet e para me trajnerin italian, duke i ofruar mundësinë që të rikthehet te skuadra londineze. Gjithsesi, për t’u ulur në stolin e Chelsea ka disa kandidatë të fortë, por duket se presidenti rus është i dashuruar me trajnerët italianë, ndaj Ancelotti shihet si favoriti në këtë garë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje