Trajneri i Barcelonës tregon pse skuadra po humb pikë

Trajneri i Barcelonës tregon pse skuadra po humb pikë

Ernesto Valverde ka mbajtur një konferencë për shtyp në stadiumin Camp Nou. Ai foli për shumë gjëra duke përfshirë barazimet e fundit, Philippe Coutinhon si dhe VAR-in.

“Kur nuk fiton, ka një arsye, çdo lojë ka rrjedhën e vetë. Kur e merr një barazim, atëherë e kupton rëndësinë e fitores. E gjithë kjo të bën të kuptosh se nuk është kaq e lehtë, duhet të ecësh për toke”, tha ai.

“Ai ka filluar të kuptoj stilin e ekipit, po e shoh se përmirësohet. Ka shumë gjëra që mund të na ndihmoj. Ai vjen nga një ligë ku kërkohet një lojë më e drejtpërdrejtë ndërsa këtu kemi më shumë durim”, shtoi spanjolli për Coutinhon.

Spanjolli pohoi se është vendim i drejt futja në shërbim të sistemit VAR, i cili do t’i ndihmonte shumë gjyqtarët.

“Mendoj se është një lajm i mirë dhe i logjikshëm. Do ta bëj ndikimin e vetë duke pasur disa parasysh gjëra që ndodhin në fushë”, përfundoi ai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje