Trajneri i ri i Përfaqësueses do të jetë njeriu më i paguar...

Trajneri i ri i Përfaqësueses do të jetë njeriu më i paguar në Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës ka pesë muaj që nuk ka një trajner për ta udhëhequr atë.

Tanimë ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka udhëhequr Përfaqësues në dy ndeshjet e fundit ndaj Ukrainës në Shkodër (0-2) dhe Islandën në udhëtim (2-0).

Që nga muaji tetor, Përfaqësuesja e Kosovës është pa trajner, ndërsa në ndeshjen miqësore të muajit nëntor ndaj Letonisë udhëheq nga Muharrem Sahiti ku triumfoi 4-3.

Shumë emra ishin të shqetësuar për ta marrë drejtimin e Kosovës, por FFK ka vendosur për zviceranin Bernard Challandes.

Challandes sa ishte pjesë e futbollit zviceran (Foto: Blick)

66-vjeçari pritet të zyrtarizohet në krye të përfaqësuesve të Kosovës të premten më 2 mars.

Ish-trajneri i Armenisë dhe disa skuadra zvicerane si Young Boys Bern, Zurich, Sion dhe Xamax ka tri vite që nuk ushtron profesionin e tij.

Ai aktualisht është skaut i Baselit ndërsa me Kosovën ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me dy vite tjera mundësi për të vazhduar.

Burimet e Telegrafit ekskluzivisht më bëjnë meje edhe pagën e lartë që do të fitojë selektori i ri i Kosovës.

Paga e tij fillestare në gjashtë muajt e parë do të jetë 20 mijë euro, ndërsa pastaj do të shkojë deri në 30 mijë euro në muaj, pa përfshirë bonuset për ndeshjet.

Kësisoj Challandes do të bëhet njeri me pagën më të lartë në Kosovë, duke kaluar edhe me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, por edhe me presidentin Hashim Thaçi.

E paraardhësi i tij Albert Bunjaku ka pasur një pagë solide për dallim nga homologët e tjerë tek Kombëtaret evropiane nga FFK duke marrë shtatë mijë euro në muaj, dhe që vazhdon t’i marrë ato deri në fund të kontratës së tij në muajin qershor.

Madje Bunjaku nuk ka bërë vetëm punën e tij që me kontratë si trajner i Kosovës, por ka bërë punën e skautit vullnetarisht duke qenë më meritori për futjen e futbollistëve të yjeve si Herolind Shala, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe të tjerët në Përfaqësues .

Mbetet të shihet nëse Challandes do të ketë suksese me përfaqësuesin e Kosovës dhe se a do të arsyetojë pagën e tij shumë të lartë të dhënë nga FFK.

Kujtojmë se FFK-së u kishin afruar dy ish-trajnerët e Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe ndihmësin e tij Paolo Tramezzani por që nuk morën pëlqimin nga shtëpia e madhe e futbollit në Kosovë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje