“Tre gjermanët e trashë” rikthehet në ekran?

“Tre gjermanët e trashë” rikthehet në ekran?

Kush nuk e mban mend serialin “Tre gjermanët e trashë”, që pushtoi para ekranit një numër shumë të madh shikuesish.

Ky serial ishte ndër të paktat komedi televizive që transmetoheshin atë kohë duke marr vëmendje shumë të madhe të publikut shqiptar, shkruan GazetaExpress.

Megjithëse ka vite që nuk transmetohet, batutat dhe personazhet e këtij projekti përmenden thuajse çdo ditë dhe edhe pse nuk është përfolur për një rikthim, kjo gjë si duket do të ndodhë së shpejti.

Të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë skenarisi Ard Islami përmes një postimi në rrjetet sociale.

Skenaristi i njohur ka publikuar një pjesë të skenarit me titull “Tre gjermanët e trashë 2”, por duke mos zbuluar asgjë më shumë nëse rikthimi mund të ndodh shpejt apo jo.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje