Tre operacione antidrogë në Tiranë, 9 të arrestuar

Tre operacione antidrogë në Tiranë, 9 të arrestuar

Tre operacioni antidrogë janë zhvilluar në Tiranë ku janë goditur grupe të shpërndarjes së heroinës, kokainës dhe kanabisit. Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka sekuestruar sasitë e drogës.

Në operacionin “LINZA”, sekuestrohen 19 kg Cannabis Sativa dhe u arrestuan në flagrancë Romeo Isufaj , 43 vjeç, dhe Ervis Metani , 23 vjeç, të dy nga Tirana.

Policia thotë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin merreshin me shitjen e kanabisit në sasi të konsiderueshme në zonën e Dajtit dhe të Linzës. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Linzës.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, automjetin që transportonte lëndën narkotike si dhe 3 telefona celulare

Në operacionin e koduar “PROFESORI” , u arrestuan në flagrancë në afërsi të “Bërrylit” Gazment Gazheli, 46 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Prodhim e shitje të narkotikëve”, Kristian Karanxha, 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe V. G, 68 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gazmend Gazheli me pseudonimin “Profesori” në bashkëpunim me Kristian Karanxha me pseudonimin “KIÇI”, dyshohet se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë” merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë” .

Në momentin e ndërhyrjes, Gazhelit policia i ka gjetur një sasi pluhuri të bardhë të dyshuar lënde narkotike të llojit “Kokainë”.

Në këto kushte është ushtruar kontroll në të dyja banesat e të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gazmend Gazheli iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë e dyshuar narkotike e llojit ” Heroinë”.

Në kohën që po hynte policia kontroll në këtë banesë, e ëma e tij V. Gazheli është kapur me dy qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”, të cilat po tentonte ti hidhte jashtë banesës.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë e ndarë në 27 doza.

Ndërsa nga kontrolli i banesës së ushtruar të Kristian Karanxha është gjetur një qese e tejdukshme brenda të cilës kishte 3 doza kokaine.

Në operacionin e tretë të koduar “Shpërndarësit”, janë arrestuar Fation Thaçi, 35 vjeç, banues ne Tirane, Adi Zajmi , 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale te ‘’Drejtim te mjetit ne menyre te parregullt’’, Henrik Cicollari 30 vjeç, banues ne Tirane, Edvin Mneri 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë për ‘’Kundërshtim te punonjësit te rendit publik’’,

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Bulevardi “Zogu i Pare”, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e Fation Thaçi është gjetur dhe sekuestruar një sasi Kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti , lënda narkotike dhe 5 aparate celular.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje