Tri klubet që e kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së...

Tri klubet që e kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019

Kampionatet janë duke shkuar drejt fundit, ku në pesë ligat më të forta janë mbetur më pak se 10 ndeshje.

Barcelona ka vënë diktatin në La Liga, duke dominuar nga fillimi deri më tani.

Titulli është pothuajse i sigurt, pasi që kanë 11 pikë para Atletico Madridit, ndërsa që nga kjo javë e kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në Ligën e  Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

FC Barcelona (Getty Images)

Barcelona ka 28 pikë më shumë se Villareal që është në pozitën e pestë.

Në Angli kur kanë mbetur edhe tetë javë, Manchester City është drejt titullit, ku kanë 16 pikë më shumë se rivali i përhershëm Manchester United.

Ata kanë 25 pikë më shumë se Chelsea që është i pesti, që i bie se e kanë siguruar kualifikimin.

Manchester City (Foto:Getty Images)

Po ashtu edhe Bayern Munich e ka siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich

PSG-së i duhet vetëm edhe një pikë që ta arrijë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Edhe Juventus dhe Napoli janë afër sigurimit, pasi që kanë lënë shumë prapa Romën dhe Interin.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje