Trump konfirmon takimin e CIA-s me Kim Jong-un

Trump konfirmon takimin e CIA-s me Kim Jong-un

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo udhëtoi në Phenian për një takim sekret me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka konfirmuar presidenti amerikan, Donald Trump.

Një “marrëdhënie e mirë” u formua në takimin e javës së  kaluar, shkroi Trump në Tëeeter

Lajmet e vizitës dolën për herë të parë të martën. Zyrtarët amerikanë u cituan të thoshin se qëllimi ishte të përgatitej një samit midis Trump dhe Kim Jong-un, transmeton Klan Kosova.

Trump kishte përmendur më parë bisedime direkte të nivelit të lartë me Korenë Veriore, transmeton Klan Kosova.

Por takimi i papritur dhe klandestine shënon nivelin më të lartë të kontaktit të SHBA me Korenë e Veriut që nga viti 2000.

“Ne kemi pasur bisedime të drejtpërdrejta në … nivele jashtëzakonisht të larta”, tha Trump nga Florida, ku ai ka pritur në takim kryeministrine Japonisë Shinzo Abe, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje