Trump zbulon listën e çmimeve “Fake News” për 2017

Trump zbulon listën e çmimeve “Fake News” për 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij ndaj medias duke zbuluar dje listën e çmimeve “Fake News” për vitin 2017.

 

Trump postoi në Twitter një listë të 11 raporteve që ishin konsideruar si të përshtatshme për të qënë kandidat të çmimit “Fake News”.

 

Lista e çmimeve, e postuar në faqen kryesore të internetit të Partisë Republikane, fillimisht ishte e paarritshme si rezultat i numrit të madh të klikimeve.

Në listë përfshiheshin njoftime nga gazetat si ”New York Times”, televizionet ABC, CNN, TIME, ”Washington Post” dhe ”Newsweek”, që sipas Trump kanë qënë shembuj të raportimeve të njëanshme dhe të pavërteta.

Gjithashtu, menjëherë pas ndarjes së linkut të çmimeve, Trump bëri një postim ku vlerësonte median duke deklaruar se kishte shumë gazetarë të mëdhenj, që ai i respektonte dhe shumë LAJME CILËSORE për popullin amerikan për të cilat ata duhet të ndiheshin krenarë!”

Senatori, Jeff Flake kritikoi dje ashpër presidentin amerikan, Trump lidhur më shpalljen e çmimeve “Fake News”.

“Është e pabesueshme se si një president amerikan arrin të përfshihet në një spektakël të tillë”,deklaroi republikani i Arizonës.

Trump fillimisht njoftoi se çmimet do të shpalleshin më 8 janar, por më vonë u vendos që ato të shtyhen, më 17 janar.

Trump ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme organizatat kryesore të medias lidhur me mbulimin e presidencës së tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje