Tuna po kthehet

Tuna po kthehet

 

Nëse ju kishte marrë malli për Tunën, është ky momenti i artë që të ktheni sytë nga ajo! Për t’u ndeshur me ndryshimin e fundit që këngëtarja simpatike ka bërë me flokët e saj, por për të parë edhe se si ajo ka ndryshuar.

Përmes disa fotove e videove të postuara në instagram, Tuna duket që ka zgjedhur një tonalitet më të çelur flokësh, ndërsa ka ruajtur gjatësinë. Flitet se ky do të jetë look-u i ri në klipin më të fundit që këngëtarja po përgatit për t’u rikthyer fuqishëm në arenën e muzikore shqiptare.

Ajo duket e kënaqur për këtë transformim që ka bërë, gjë të cilën nuk e ka fshehur aspak. “Lumturia është një ditë trajtimi flokësh”, shkruan ajo, ndërsa duket vërtet shumë bukur me këtë look të ri.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje